Niclas Massalsky, president I Skincode, nuk është thjesht një sipërmarrës i mëncur dhe i mprehtë, por gjithashtu mban titullin princ. Familja Massalsky daton rrënjët e saj mbretërore në kohën e Rurik, princit të parë Rus. Stër-stërnipi I Rurik, Grand Princ Vladimir i Kiev, I cili prezantoi krishtërimin në Rusi në vitin 988, pati një pasardhës, Shën Michael Vsevolodovich, gjithashtu i njohur si Princi i Chernigov dhe Grand Duke i Kiev (lindur në 1246). Ai ishte stërgjysh i shtëpive princërore të Mossalski, Gortchakov, Bariantinski, Obolensk, Doglorouky dhe Sherbatov. Stër-stërnipi i Shën Michael Vsevolodovich, Georges, martoi Gunduz Theodora, vajza e Grand Dukë Sergei I Lituanisë dhe në 1390 fitoi principatën e Massalsk (nga ku vjen dhe emri). Familja fitoi njohje mbretërore në Lituani në 1490. Në 1943, pasi Ivani i III aneksoi principatën e Massalsk tek Dukati i Madh i Moskës, princërit emigruan drejt Dukatit të Madh të Lituanisë. Familja më vonë fitoi njohje mbretërore në Poloni në 1775; dhe rrënjët mbretërore të familjes janë të shënuara në pjesën e 5’të në Almanakun e Mbretërisë Ruse nëpërmjet një dekreti në 1864. Djemtë dhe vajzat e familjes mbajnë emrin Massalsky, me cilësinë e Princit ose Princeshës.

 Ideja e krijimit të Skincode, lindi nga kërkesa për një linjë kujdesi anti-aging që ishte më e lirë sa produktet që ishin në treg. Për të krijuar dicka që ishte më e përballueshme dhe ndryshe nga cfarë egzistonte në treg, Niclas Massalsky shpenzoi kohë tek njësia e djegieve në një spital Zviceran ku ai mësoi rreth CM-Glucan, një përbërës mjekësor që përdoret për të trajtuar pacientet me djegie dhe foshnjet me ekzema. Ai më pas punoi me dermatologë për të gjetur rrugën për ta bërë CM-Glucan përbërësin kryesor në produktet e tij. Ndërkohë që CM-Glucan përdoret në marka të tjera kozmetike, Skincode siguron përqërndrim të lartë për ta bërë atë efektiv. CM-Glucan është përbërësi kryesor i linjes Essentials, e cila nuk përmban ruajtes, aroma, ngjyrues artificial dhe derivate shtazore. Përbërësi kryesor në linjën tjetër, Exclusives, është Kompleksi Rigjenerues Aktiv Qelizor, i cili u krijua nga Skincode për të vepruar ndaj plakjes në nivel qelizor.