Formula për lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

Zviceranët, të mirënjohur për orat precize që masin kohën… tashmë mund edhe ta kthejnë atë pas, falë ekspertizës në fushën e shkencës së kujdesit të lëkurës. Skincode AG, një kompani me bazë në Zvicër, u themelua në 1998 nga një ekip profesionistësh me njohuri të shumta dhe përvojë të gjërë në industrinë e kozmetikës, përforcon reputacionin e Zvicrës në fushën e kujdesit për lëkurën nëpërmjet teknologjisë më të avancuar.

Koleksioni Skincode është i përbërë nga dy linja rezultat-dhënëse për të ju përgjigjur nevojave dhe përshtatur preferencave personale për kujdesin e lëkurës. Duke ndërtuar mbi principin, që lëkura është një organ i gjallë dhe “kodi” gjenetik i tij duhet të respektohet, koleksioni produkteve i ofron klientëve produkte inovatore të kujdesit për lëkurën, që pasqyrojne cilësinë, pastërtinë dhe preçizionin që janë sinonime me Zvicrën.