Kushtet dhe Termat

Çmimet: 
Çmimet e dyqanit përfshijnë TVSH. Kostoja e dërgeses do t’i shtohet secilës porosi. Normalisht, kjo kosto është 250 Lek brenda Tiranës dhe 350 Lek brenda Shqipërisë.

Porositë: 

Marrëdhënia kontraktuale krijohet në momentin kur porosia konfirmohet tek shporta dhe ne e kemi pranuar elektronikisht. Ne konfirmojmë të gjitha porositë me e-mail, në mënyrë që te keni kontroll të plotë mbi blerjet. Duke ju dërguar e-mail konfirmimi marrëdhënia kontraktuale lidhet. Përdorimi i www.skincode.al i lejohet vetëm përdoruesve që janë regjistruar saktësisht dhe me informacion të vërtetë. Çdo qëllim industrial ose përdorim komercial për qëllimin e rishitjes së produkteve tek palet e treta është i ndaluar. Shkelja sjell anullim të menjëhershme të marrëdhënies dhe dëmet mblidhen prej Swiss Brands Distribution sh.p.k.
Swiss Brands Distribution sh.p.k. gjithashtu mund të limitoje sasi maksimale të dërgesës për njesi dhe për klient.

Mundësitë e pagesës:
Porositë mund të paguhen me para në dorë, në valuten LEK ose ekuivalenten e shumës në valutë të huaj, pranë dërguesit të autorizuar prej kompanisë tonë.

Dërgesa: 
Swiss Brands Distribution sh.p.k. është distributori zyrtar i Skincode për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën. Ne bëjmë dërgesa në shtetet e sipërpërmendura sipas mundësise së kompanisë. Zakonisht, dërgesa kërkon 2-3 ditë për t’u dorëzuar.

Kthimet: 
Në parim, kthimet nuk pranohen. Në rastin që produktet dëmtohen gjatë transportit, ne mund t’ju ridërgojmë zëvendësim falas. Për paketim të demtuar gjatë transportit nuk bëhet kthim ose ndrim. Swiss Brands Distribution sh.p.k, duhet njoftuar brenda 48 orëve nga marrja e dërgesës në adresën e email-it (sales@skincode.al) dhe produktet të kthehen tek: Swiss Brands Distribution sh.p.k, Rruga Tish Dahia, Kompleksi Kika 2, Njësia 1, Tiranë, Albania. Në rastin që dergohen ose porositen produktet e gabuara, ato do mund të zëvendësohen me të duhurat.

Kompensim: 

Dëmtimet prej imazheve të gabuara, shkrimit të gabuar, çmimeve ose vonesave në dërgim përjashtohen. Cmimet janë subjekt ndryshimi pa njoftim paraprak.

Privatësia: 
Mbrojtja e të dhënave dhe privatësia e anëtarëve tanë është shumë e rëndësishme. Ne nuk ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta pa lejën tuaj. Përjashtim bëjnë të dhënat për kryerjen e dërgesave, procesimin dhe monitorimin e pagesave, kryerjen e kontrolleve dhe vlerësimin e përdorimit të faqes sonë (të dhëna analitike). I gjithë informacioni personal që ju na jepni (adresa, blerjet) do të trajtohen si konfidenciale. Ju mund të ndryshoni ose fshini informacionin tuaj në çdo kohë. Të dhënat nga porositë e kryera në sistemin tonë të brendshëm nuk do të fshihen.

Juridiksioni: 
Juridiksioni për të gjitha kostot që lidhen me marrëveshjen e tashme, do të bazohen në Tiranë, Shqipëri. Ndërsa për përgjegjësitë që i takojnë Skincode A.G, në Erlenbach, Zurich.

Ndryshimet: 

Keto terma janë subjekt ndryshimi pa njoftim paraprak.

Pyetje? 
Ju lutem na kontaktoni. Ne do ju japim informacion dhe asistojmë me këshilla dhe suport.
Email: sales@skincode.al
Telefon: 042 257 813 (E Hënë  – E Premte 10:00 – 18.00)
Swiss Brands Distribution sh.p.k
Rruga Tish Dahia, Kompleksi Kika 2, Njesia 1
Tiranë, Albania